KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Dëshmuam se jemi nikoqirë të mirë, na takon epiteti – Kosova shtet i xhudos
Politikë

Kryeministri Kurti: Dëshmuam se jemi nikoqirë të mirë, na takon epiteti – Kosova shtet i xhudos

Kosova News
Kosova News 23:26 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar me nota të larta organizimin e Kampionatit Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë, teksa ka shprehur mirënjohje për garuesit e Kosovës, të cilët fituan katër medalje në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Kreu i qeverisë ka thënë se mbi 40 xhudistë nga 26 shtete të Evropës garuan për medalje dhe lavd para një publiku që i mirëpriti dhe i mbështeti në sallën e Pallatit të Rinisë.

Kosova kishte katër garues, Akilin, Distrian, Norën dhe Dardanin. Së bashku, ata i sollën shtetit tonë katër medalje, një të artë e tri të bronzta, para një publiku që sytë dhe brohoritjet i kishte të gjitha për ta, ka shkruar Kurti në Facebook. 

“Duke qenë ngjarja më e madhe e sportit të xhudos e organizuar ndonjëherë në Kosovë, me sot e dëshmuam se jemi edhe nikoqirë të mirë, përveç se fitues të padiskutueshëm. Prandaj, edhe na takon epiteti: Kosova – Shtet i xhudos”, ka theksuar Kurti.

Ai tutje ka dërguar urimet e tij të përzemërta secilës medaliste dhe secilit medalist, por edhe u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti sportiv dhe suksesin e xhudistëve tanë.

“Mirënjohje të veçantë për mjeshtrin Driton Kuka dhe kampionen tonë olimpike, Majlinda Kelmendi që po vazhdojnë të përgatisin e frymëzojnë gjeneratat e reja të sportisteve dhe sportistëve. Përgëzime për organizimin e mrekullueshëm Federatës së Xhudos së Kosovës, e cila u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata Evropiane e Xhudos. Gëzuar!”, ka nënvizuar Kurti.

 

Katër medalje për Kosovën në Evropianin në Prishtinë, Akili i artë

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO

Presidentja Osmani: Italia mike e ka mbështetur Kosovën në ditët më të vështira

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?