Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, duke i quar pamjet të tmerrshme, të cilat e kanë shokuar çdo qytetar. Kryeministri ka thënë se institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar me të marrë vesh lajmin.
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka thënë kryeministri Kurti në ragimin e tij. KosovaNews


