KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: 9 shkurti referendum për Republikën, do ta bëjmë teleferikun në Rugovë
Politikë

Kryeministri Kurti: 9 shkurti referendum për Republikën, do ta bëjmë teleferikun në Rugovë

Kosova News
Kosova News 20:44 -06/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në qytetin e Pejës, nga ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti e quajti 9 shkurtin referendum. Tha se në mandatin e ri do të krijohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme. Tha se do të bëhet edhe vetingu në drejtësi e do të krijohet edhe një prokurori e re speciale kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Më 9 shkurt ka referendum, ka referendum për Republikë e jo zgjedhje për parti. E përgjigjja po e përgjigjja për, në këtë referendum e ka numrin 118”, tha Kurti.

Ai iu premtoi pejanëve se në mandatin e ri qeverisës krahas investimeve prej gjysmë milioni në Brezovicë, do ta bëjnë edhe Borean në Pejë e edhe teleferikun në Rugovë.

“Ne do ta bëjmë Brezovicën. Brezovicën ia kemi marr Beogradit, e kemi fiskalizuar me Republikën  Kosovës. Brezovica është e jona, sepse do t’i investojmë 500 milionë euro, por ne do ta bëjmë edhe Borean këtu në Pejë, sepse për turizëm i kemi dy vargmale, dy palë bjeshkë, edhe të Sharrit edhe të Rugovës. Do ta bëjmë edhe Borean e pastaj padyshim se radha i vjen edhe Gjeravicës. Do ta bëjmë edhe teleferikun në Rugovë. Do ta ndërtojmë e zgjerojmë rrugën, magjistralen e Dukagjinit që lidhë Prizrenin- Rahovecin-Deçanin me Pejën e Istogun. Do të vazhdojmë me ndërtimin e dy rrugëve jetike Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë. Do të procedojmë me rrugën Pejë–Kuqishtë-Bogë që është shumë e rëndësishme për Pejën, Rugovën, turizmin e pushimin. Pejë –Kuqishtë- Çakorr e kemi  ndarë buxhetin e sivjet i fillojmë punimet”, tha Kurti.

Ai tha se në mandatin e ardhshëm do të bëhet Fondi Sovran, derisa tha se paga minimale do të bëhet 500 euro.  

Përmes dritares për investime të diasporës, Kurti tha se do të mbështeten ndërmarrësit që investojnë deri në 100 milionë euro në Kosovë.

Premtoi edhe investime në shëndetësi në Pejë. “Në spitalin e Pejës e kemi shtuar shërbimin e rezonancës magnetike. Po e ndërtojmë depon moderne të barnave dhe po punojmë në funksionalizimin e sallës gjinekologjike. Transforimet e reja në spitalin e Pejës do të vazhdojnë në bllokun operativ e sidomos në Ortopedi”, tha ai.

Kurti tha se gjatë këtyre katër viteve rritën ekonominë, e edhe buxhetin për ushtrinë.

Ai tha se gjatë këtyre katër viteve pati rritje ekonomike e cila u shpërnda për gjithë popullsinë, pa lënë asnjëri prapa, më së shumti, sipas tij, aty ku nevojat ishin më të mëdha.

“Gratë, fëmijët, rinia, studentët, pleqtë të sëmurët, por kemi mbështetur edhe ndërmarrësinë, prodhimtarinë industriale, bujqësore, zejtare, e duke rritur buxhetin për policinë tonë, cep më cep ia kemi bashkëngjitur shtetit tonë sovranitetin e territorit tonë integritetin  gjithandej, por në veçanti në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti në Pejë: Në mandatin tonë që po e përmbyllim e kemi pasur moton Klinikë mbas Klinike, në mandatin e ri vazhdojmë me moton Spital pas Spitali

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 06/02/2025 06/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?