KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
Botë

Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit

Kosova News
Kosova News 21:07 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Francës François Bayrou njoftoi të martën se do të rinegociojë planin për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 65 vjeç, një lëvizje që vlerësohet e rëndësishme për të siguruar stabilitet për qeverinë e tij të pakicës.

Në fjalimin e tij të parë para ligjvënësve në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri Bayrou tha se “ka vendosur ta rihapë këtë çështje”.

Ai u zotua se do të kërkojë “një rrugë të re për reforma, pa patur ndonjë tabu as kur bëhet fjalë për çështjen e moshës së pensionit”, përderisa financat për ndryshimin janë të garantuara.

Plani i Presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën për të dalë në pension nxiti protesta masive nga janari deri në qershor të vitit 2023.

Çfarë po propozon Kryeministri Bayrou?

Kryeministri duhet ta miratojë me urgjencë buxhetin për vitin 2025. Pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme u miratua një ligj emergjence që t’i mundësonte qeverisë mbledhjen e taksave duke filluar nga 1 janari, pagimin e shpenzimeve bazë për të shmangur mbylljen e qeverisë.

Megjithatë, vetëm një buxhet i rregullt mund të ndihmojë në zvogëlimin e deficitit buxhetor të Francës dhe të mundësojë shpenzime kyçe si për shembull marrjen e masave mbrojtëse që janë të nevojshme si rezultat i luftës në Ukrainë.

Kryeministri Bayrou gjithashtu ka nënvizuar nevojën që Franca dhe Bashkimi Evropian të vazhdojnë të mbeten të fuqishme pas komenteve të bëra së fundmi nga Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump.

“Vetë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë të paprecedent, ka bërë kërcënime për të aneksuar territore sovrane: Groenlandën, Kanalin e Panamasë si dhe Kanadanë”, tha kryeministri, duke shprehur keqardhje për këto komente.

Tregjet financiare, agjencitë që vlerësojnë aftësitë kreditore të vendeve dhe Komisioni Evropian po i bëjnë trysni Francës që t’i përmbahet rregullave të bllokut për të kufizuar borxhin dhe për të mos lejuar daljen jashtë kontrollit të kostos së huamarrjes. Kjo do të rrezikonte ekonominë e vendeve të eurozonës.

Deficiti i Francës pritet të arrijë në 6% të prodhimit të brendshëm bruto të vitit 2024. Kryeministri tha të martën se qeveria synon të mbajë deficitin në nivelin 5.4% me qëllim që deri në vitin 2029 ta ulë në 3%, sipas rregullave të BE-së.

“Do të propozohen shkurtime të mëdha të shpenzimeve”, tha ai pa dhënë detaje konkrete.

Pse janë bisedimet për reformat e pensionit me rëndësi kyçe?

Reforma për ligjin e pensionit, që u miratua në prill të vitit 2023, pavarësisht protestave masive, është zbatuar gradualisht.

Socialistët i kërkuan Kryeministri Bayrou të shpallte “pezullimin” e reformës që rrit moshën e daljes në pension dhe të vendosë masa të posaçme për ata që kanë karriera të gjata dhe disa profesione që vlerësohen si punë të vështira.

Kryeministri Bayrou nuk e mori këtë vendim të martën, megjithatë propozimi i tij për të rinegociuar duket si një dorë e shtrirë drejt së majtës.

Kryeministri i ri dëshiron të sigurojë një pakt me socialistët për të shmangur sulmet, në mënyrë që ata të mos mbështesin asnjë lëvizje të ardhshme për të rrëzuar qeverinë e re.

Ai sugjeroi se mosha 64 vjeçare, që ishte ndryshimi më i kritikuar, mund të ulej në varësi të rezultatit të negociatave.

“Ne nuk mund ta përkeqësojmë bilancin financiar” të sistemit të pensioneve, këmbënguli Kryeministri Bayrou.

Në anën tjetër të spektrit politik, konservatorët kanë paralajmëruar kundër pezullimit të ndryshimeve në lidhje me pensionet.

“Nëse do të anulonim reformën e pensioneve, kostoja do të ishte 3.4 miliardë euro më 2025 dhe pothuajse 16 miliardë më 2032”, tha presidenti i senatit Gérard Larcher, një konservator.

A mund të rrëzohet sërish qeveria?

Kabineti i Kryeministri Bayrou mbështetet në një marrëveshje të brishtë midis aleatëve të qendrës së Presidentit Macron dhe konservatorëve të partisë Republikane, të cilët edhe po u bën bashkë nuk kanë shumicë parlamentare.

Qeveria e mëparshme ishte në pushtet vetëm për tre muaj përpara se të rrëzohej nga ligjvënësit e opozitës si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme mes një mosmarrëveshjeje buxhetore.

Këtë herë, socialistët thanë se ishin të hapur për bisedime me Kryeministrin Bayrou ndërsa qëndronin në opozitë.

Kreu i grupit socialist në Asamblenë Kombëtare, Boris Vallaud, tha se partia e tij pranon ofertën për të rihapur negociatat mbi ndryshimet në ligjin për pensionet. Megjithatë, ai paralajmëroi se qëllimi ende ishte tërheqja e reformës dhe për rrjedhojë ulja e moshës së pensionit në 62 vjeç.

Ndërkohë, mundësia për një tjetër votë mosbesimi është ende një mundësi.

Partia e fuqishme e majtë ‘Franca e Padorëzuar’ refuzoi të hynte në bisedime me qeverinë dhe njoftoi se do të paraqiste një mocion mosbesimi.

“Sa më shpejt të largoheni, aq më mirë”, i tha Kryeministrit Bayrou Mathilde Panot, drejtuesja e grupit të ligjvënësve të së majtës “Franca e Padorëzuar”.

A ka ende fuqi e djathta ekstreme?

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, rivalja më e ashpër e Presidentit Macron luajti rol të rëndësishëm në rrëzimin e qeverisë së mëparshme.

Kryeministri Bayrou u konsultua me të kur formoi qeverinë e re dhe zonja Le Pen mbetet një forcë e fuqishme. Partia e saj “Bashkimi Kombëtar” ka grupin më të madh si subjekt i vetëm politik pa një koalicion në Asamblenë Kombëtare, dhomën e ulët të fuqishme të parlamentit të Francës.

Ditët e fundit, qeveria e Kryeministri Bayrou u përpoq të mënjanonte zonjën Le Pen duke negociuar në vend të kësaj me socialistët, të gjelbërtit dhe komunistët për çështjet e buxhetit.

Ligjvënësi i “Bashkimit Kombëtar” Jean-Philippe Tanguy tha se “vijat e kuqe” mbeten të njëjta. Partia tha se do të kundërshtojë çdo buxhet që do të rrisë koston e mjekimeve, do të sigurojë më shumë kujdes shëndetësor për emigrantët që qëndrojnë ilegalisht në vend dhe do të vendosë taksa të reja për bizneset.

“Ne u themi francezëve: prisni, ne po arrijmë”, tha zoti Tanguy.

Por zonja Le Pen do të përballet me probleme të tjera në muajt në vijim pasi një vendim i gjykatës në mars mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të partive mund ta ndalojë atë të kandidojë për postin e Presidentit.  

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?