KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri i Irlandës sot i takon krerët e shtetit të Kosovës
Politikë

Kryeministri i Irlandës sot i takon krerët e shtetit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:15 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadka, i cili mbrëmë ka arritur në Kosovë së bashku me një delegacion shoqërues irlandez, sot do vazhdojë takimet në Kosovë

Ai nga ora 9.30, do të ketë pritje me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu, nga ora 09.35, mbahet takimi ndërmjet dy delegacioneve, kurse nga ora 10.30  do të mbahet konferenca e përbashkët e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit të Irlandës, Varadkar.

Ndërkaq në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Për vizitën zyrtare të kryeministrit të rlandës, Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues irlandez, Policia e Kosovës, njofton se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror irlandez në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurta kohore”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, ndërprerje të qarkullimit mund të ketë, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

“Policia do ta riorientojë trafikun në rrugë alternative, andaj kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Plani Hapësinor i Kosovës do të ndërtohet mbi të dhëna, ekspertizë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, t’i adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?