KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përgatitjet për reciprocitet ndaj Serbisë, kryeministri Albin Kurti sot e mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës
Politikë

Përgatitjet për reciprocitet ndaj Serbisë, kryeministri Albin Kurti sot e mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:16 -31/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Ndërsa sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri këtë e konfirmoi edhe gjatë konferencës të së shtunës ku tha se në këtë mbledhje do të diskutohet nëse janë marrë të gjitha masat që të dy vendimet qeveritare te zbatohen.

“Duke pasur parasysh se javët në vijim është e domosdoshme që gjithçka të shkojë mirë me procesin e shndërrimit të targave të automjeteve dhe në çdo vendkalim kufitar gjithçka të shkojë mirë sa i përket efikasitetit të dokumenteve të cilat do të lëshohen për qytetarët që vijnë nga Serbia në Kosovë e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore dhe me disa prej ministrave çështjet të cilat do të mund të shfaqin e që duhet ti kemi parasysh”, deklaroi Kurti.

Mbledhja është paraparë për paradite por pa dhënë detaje, ashtu siç ndodhë zakonisht me mbledhjet e këtij organi diskutimet dhe vendimet e të cilave në të rrallë bëhen publike, pasi kështu e parashikon edhe ligji.

- Reklamë -

Kurti shtoi se ka njerëz që nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria Kosovës prandaj i duhen për të kuptuar nëse janë përgatitur mirë të gjitha institucionet.

“E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë që ta sfidojnë shtetin e Kosovës andaj kjo mbledhje është për tu diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar, pra ashtu siç është planifikuar gjithnjë sipas shteti të së drejtës që është edhe sundimi i ligjit, edhe kushtetutshmëria”, tha Kurti.

Po ashtu, gjatë ditës së shtune, Kurti iu drejtua të gjithë serbë në gjuhën e tyre duke iu shpjeguar se arsye për marrjen e këtyre vendimeve është mbrojtja e të drejtave të tyre. 

Sot dita e fundit që letërnjoftimi e pasaporta e Serbisë vlejnë në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Kosova News 31/07/2022 31/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?