Kryeministri i vendit Albin Kurti sot do ta takojë përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e Qeverisë, takimi do të zhvillohet në ora 9:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Lajçak dje ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Me presidentin serb, Lajçak ka thënë se ka diskutuar për kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energjinë si dhe të pagjeturit.