Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, ka planifikuar të vizitojë Kosovën mes datave 15 dhe 21 korrik. Ajo gjithashtu do të ketë vizita në Itali, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi gjatë kësaj periudhe.
Informacione të tjera mbi agjendën e vizitës së saj nuk janë bërë të ditura në njoftimin e MPJ japoneze.
Kujtojmë se në prill të këtij viti, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, pati zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku kishte takuar edhe kolegen e saj, Kamikawa.