KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryediplomati i ri iranian bën thirrje për dialog me BE-në
Botë

Kryediplomati i ri iranian bën thirrje për dialog me BE-në

Kosova News
Kosova News 13:49 -23/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, bëri thirrje që përmes dialogut të zgjidhen çështjet dypalëshe me Bashkimin Evropian, pas një bisede telefonike që zhvilloi me kryediplomatin e bllokut.

“Republika Islamike e Iranit mirëpret zhvillimin e raporteve me BE-në në një mjedis të bazuar në respekt të ndërsjellë”, tha Araghchi, sipas një njoftimi për media.

Raportet mes BE-së dhe Iranit janë përkeqësuar viteve të fundit.

Blloku evropian e akuzon Teheranin se po dështon që të frenojë aktivitetin e tij bërthamor, i ofron mbështetje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shkel të drejtat e njeriut.

Zhvillimi i raporteve “kërkon dialog për zgjidhjen e çështjeve mes dy palëve dhe përmirësimin e politikave të gabuara të shteteve evropiane”, shtoi Araghchi.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shkroi në platformën X, se kishte biseduar me homologun e tij iranian për “mundësinë e ripërtëritjes së angazhimit në fusha të interesit të përbashkët”.

Ai tha se gjatë bisedës është diskutuar për “nevojën e uljes së tensioneve” dhe “ndaljes së bashkëpunimit ushtarak” me Rusinë dhe për frenimin e aktiviteteve bërthamore.

Borrell tha se një dialog i tillë është “thelbësor dhe është i nevojshëm për uljen e tensioneve rajonale”.

Irani dhe aleati i tij libanez, Hezbollahu – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – janë zotuar se do t’i hakmerren Izraelit, pas vrasjes në Bejrut të një komandanti të Hezbollahut dhe të shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Teheran muajin e kaluar.

Araghchi, që mori detyrën e kryediplomatit më herët gjatë javës, njihet për afërsinë e tij me Perëndimin.

Ai më herët kishte qenë shef i negociatorëve për çështje bërthamore dhe kishte luajtur rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive perëndimore më 2015.

Por, më 2018 presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja. Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme./REL

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 23/08/2024 23/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?