Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë racionalisht përdorimin e ujit.
KRU “Prishtina” njofton se sot ka pasur rritje të kërkesës për ujë të pijshëm pavarësisht se shpërndarja po bëhet me kapacitete maksimale.
“Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për lidhje ilegale dhe keqpërdorime të ujit në zonat urbane e rurale”, thuhet në postim.