Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka kontaktuar me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ sh.a, në lidhje me shqetësimet e qytetarëve të komunës sonë, për mungesë të ujit të pijes.
Më poshtë gjeni njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ sh.a:
Të nderuar konsumatorë,
Vazhdon turbullira e ujit në kanalin e Ibër Lepencit, me shpresë që shpejt të përmirësohet.
Ua bëjmë me dije që ky kanal nuk menaxhohet nga ne por nga NH “Ibër Lepenc”.
Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova dhe Drenasi do të ketë reduktime të ujit të pijshëm. Fushë Kosova sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 15:00. Me reduktime janë edhe Drenasi dhe Obiliqi.
Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.
Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.
Linku: https://www.facebook.com/photo?fbid=589515863233153&set=a.519093350275405