Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të fillojë me aksionin e shkyçjes së ujit.
Shkyçja do të ndodhë te konsumatorët të cilët kanë borxhe ndaj kompanisë, ata që janë konsumatorë ilegal si dhe keqpërdoruesit e ujit të pijes.
“Shkyçja fillon nga ora 09:00 dhe shtrihet në tri njësitë tona: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
KRU “Mitrovica” gjithashtu ka njoftuar se ky veprim ka ardhur pas paralajmërimeve të shumta te konsumatorët.