KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kritikat e opozitës, ministri Murati: Kemi trashëguar probleme të 20 vjetëve
Politikë

Kritikat e opozitës, ministri Murati: Kemi trashëguar probleme të 20 vjetëve

Kosova News
Kosova News 15:08 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për më shumë se dy orë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka raportuar dhe i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me strategjinë legjislative lidhur me skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024 si dhe planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024.

Në lidhje me kritikat e deputetëve opozitarë për mospërmbushjen e premtimeve, Murati të martën tha se premtimet janë duke i realizuar por jo gjithçka mund të kryhet vitin e parë. Ai këtë e lidhi edhe me problemet e grumbulluara në 20 vjetë.

“Tre vite mund të jetë vonë, por kemi trashëguar probleme të 20 viteve, gjë për të cilën presim edhe bashkëpunim nga ana e opozitës”, tha Murati.

I pyetur se pse në vitin 2023 dhe në fillim të këtij viti në krahasim me vitin 2019 janë rritur skemat pensionale, ministri këtë çështje e lidhi me efektin demografik të popullsisë së Kosovës dhe të lindjeve të pasluftës.

Kurse, për skemat që lidhen me personat me aftësi të kufizuara, ai tha se janë duke punuar në ligjin për këtë kategori.

“Një konsolidim i skemave do të bëhet me Ligjin për personat me aftësi të kufizuara”, shtoi ai.

Ministri Murati tha se janë duke punuar në adresimin e çështjeve që lidhen me të punësuarit në rolin e kujdestarit në përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe të moshuarve që kjo të njihet si stazh profesional. Kjo sipas tij po bëhet në propozim-ndryshimet në Ligjin e ri të Punës.

Murati tha se ka flluar pagesa e shtesave për punëtorët shëndetësorë dhe se kjo është bërë në dakordim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri Murati, kritikoi qasjen e deputetëve opozitarë, duke thënë se në njërën anë po thuhet se ka shumë mbështetje sociale dhe në anën tjetër pyetet pse ka kaq shumë mbështetje.

Ndërsa, i pyetur se pse ka aq shumë masa sociale, të cilat mund ta dekurajojnë punësimin, Murati tha se ideja e Qeverisë është të mos dekurajohet punësimi, por të ofrohen masa, siç është ajo “Qeveria për familjet”, ku nga kjo masë janë punësuar 2 mijë e 600 persona.

“Kjo masë është zgjeruar edhe për viktimat e dhunës në familje dhe kjo është bërë në bashkëpunim me ministren e Drejtësisë”, shtoi Murati.

Rreth kritikës se pse nuk janë miratuar Projektligje të shumta të planifikuara, ai u përgjigj se disa prej Projektligjeve janë në procedurë dhe që ka disa që marrin më shumë kohë, disa më pak por sipas tij të gjitha do të adresohen dhe do të vijnë në kohën e duhur.

Sipas Muratit, kanë marrë kritika për shtesat për fëmijë dhe ndarjen e mjeteve shtesë për lehonat, me arsyetimin se “nga po i marrin mjetet”, por tha se ato vijnë nga buxheti.

“Qysh në fillim të vitit të kaluar të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare marrin përfitim”, shtoi Murati.

Sa i përket shpenzimeve bankare, ndryshimi është bërë për prindërit që ata që janë përfitues të skemave pensionae dhe sociale të llogariten me kosto zero. Rregullorja e miratur nga Banka Qendrore e Kosovës nuk përcakton kosto shtesë. E kjo realizohet vetëm duke mos përfituar ndonjë të hyrë shtesë përveç skemave pensionale dhe sociale.

Në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur me skemat pensionale, ai tha se kanë aplikuar deri më tani 11 mijë pensionistë, e të cilat aplikime janë duke u shqyrtuar.

Në mbledhjen e Komisionit, lidhur me pyetjen se pse janë ndarë 100 euro për secilin fëmijë edhe të familjeve të pasura, saktësisht pse nuk ka pasur kategorizim, ai tha se ka qenë e pamundur një gjë e tillë në mungesë të informacioneve për të cilat tha se janë duke punuar në një të ardhme të afërt.

“39 milionë euro janë ndarë për 400 mijë fëmijë deri më tani”, shtoi Murati.

Ai theksoi se janë për skema të dizajnuara mirë dhe të ketë inkurajim të punësimit, ekonomi familjare të qëndrueshme, pra që jo çdo herë të ketë nevojë një familje për asistencë sociale.

Sa i përket protezave për invalidët e punës, ai tha se Ministria e Financave nuk është përgjegjëse, por se ata janë të gatshëm të ndajnë buxhet shtesë që të shkojnë për QKUK dhe ShSUK, për trajtim brenda dhe jashtë vendit nëse është e nevojshme.

“Filtrim do të ketë kur e kemi regjistrin social, ku për të gjitha familjet në nevojë do të dihen informacionet për ta në mënyrë që të bëhen dallimet”, shtoi ai.

Kurse, për rënien e numrit të përfituesve të skemave sociale, ai përmendi dy arsye. Ai tha se Qeveria përmes masave të saj ka mbështetur punësimin dhe është bërë menaxhimi më i mirë i rasteve. Sipas tij, ka pasur raste kur kanë përfituar edhe pse s’kanë qenë të kualifikuar persona të caktuar.

I pari i Ministrisë së Financave përmendi shifrën prej 21 mijë familje me 80 mijë anëtarë përfitues në skemat sociale.

Në lidhje me shtesat prej 100 euro ku në disa raste nuk iu kanë dalë pensionistëve, ai tha se ato kanë dalë për pensionistët aktivë në muajin dhjetor 2023.

Te paga minimale, ai tha se Qeveria ka pasur vullnetin, ka sjellë Ligjin, por i njëjti është kontestuar në Gjykatën Kushteutese nga deputetët e opozitës.

Për fund, ministri Murati tha që pret kontributin e deputetëve që edhe me amendamente të kontribuojnë për ligjet që vinë në Kuvendin e Kosovës.

Ministri Murati raporton për skemat pensionale dhe sociale: Ligji parasheh heqjen e diskriminimit që aktualisht është në Ligjin bazik

Gjithashtu lexoni:

Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?