Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje liderin e kësaj partie, Memli Krasniqin.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

