KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, viziton Turqinë
Botë

Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, viziton Turqinë

Kosova News
Kosova News 22:58 -14/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, fillon sot një vizitë dyditore në Turqi. Analistët thonë se për Ankaranë vizita është një mundësi për të rikthyer ndikimin e saj rajonal pas izolimit në rritje dhe vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit ende po vazhdon, udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas sot fillon një vizitë dyditore në Turqi, gjatë së cilës ai do të mbajë një fjalim në Parlamentin turk. Por analistët thonë se vizita ka të ngjarë të jetë më shumë një përpjekje për të kënaqur bazën e brendshme politike të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan sesa për të luajtur një rol domethënës në zgjidhjen e konfliktit.

“Vizita ka të bëjë më shumë me përcjelljen e një mesazhi tek baza e tyre e mbështetësve. Në arenën ndërkombëtare, nuk mendoj se ka më një audiencë, që vërtet e sheh Turqinë si pararojë ose Erdoganin si kampionin e të drejtave palestineze”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.

Presidenti turk, Erdogan, e ka kritikuar publikisht zotin Abbas, duke akuzuar udhëheqësin palestinez se fillimisht kishte refuzuar ftesën e tij për të vizituar Turqinë. Udhëheqësi turk pretendon të jetë një urë lidhëse midis Autoritetit Palestinez dhe Hamasit, por analistët thonë se pritja e fundit nga Kina e udhëheqësve të fraksioneve palestineze është një shenjë se Erdogani është rrëzuar nga ai rol.

“Kjo është një çështje në të cilën Erdogani personalisht investoi shumë kohë dhe energji. Ai shpresonte të pajtonte fraksionet palestineze, por Kina ndërhyri në këtë çështje, duke tërhequr vëmendjen me veprimet e saj. Kina ka më shumë ndikim politik mbi dy palët”, thotë Selin Nasi, studiuese e çështjeve turke në Fakultetin Ekonomik të Londrës.

Të martën, Mahmud Abbas vizitoi Moskën, duke nënvizuar atë që analistët thonë se është rëndësia në rritje e vendeve të tjera në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin. Por, presidenti Erdogan mund të bëjë përpjekje të shfrytëzojë vizitën e  Abbas-it për të fituar sërish ndikimin e tij tek çështja palestineze, veçanërisht pas vrasjes së aleatit të tij të ngushtë, udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe zëvendësimit të tij me Yahya Sinwar-in.

“Vetë Erdogani dhe drejtuesit e tjerë të Partisë AK kanë mbështetur Hamasin dhe udhëheqësin e tij Haniyeh deri në këtë pikë. Tani kemi udhëheqësin e ri Yahya Sinwar. Ata nuk mund ta takojnë atë, nuk mund të kontaktojnë me të, apo të kenë atë lloj marrëdhënie që kanë pasur me zotin Haniyeh. Kështu që në këtë pikë ata janë detyruar të kthehen tek Mahmud Abbas-i”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.

Por analistët paralajmërojnë se Abbas mund të ketë pak interes ta konsiderojë Turqinë si një vend që mund të luaj një rol më të madh në zgjidhjen e konfliktit. Disa analistë thonë se Ankaraja nuk mund të ofrojë shumë në këtë drejtim, sepse mbështetja e fortë e Erdoganit për Hamasin dhe retorika e tij e zjarrtë kundër Izraelit po e izolon gjithnjë e më shumë Turqinë nga vendet e tjera, që kërkojnë t’i japin fund luftimeve.

“Nuk është vetëm Izraeli që po bllokon pjesëmarrjen e Turqisë në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, por edhe vendet e Gjirit dyshohet se nuk duan pjesëmarrjen e Turqisë në këtë proces”, thotë Selin Nasi, studiuese e çështjeve turke në Fakultetin Ekonomik të Londrës.

Analistët paralajmërojnë se çdo shpresë se vizita e Abas-it mund të jetë një paralajmërim për një rol më të madh të Ankarasë në përfundimin e luftimeve në rajon ka të ngjarë të përfundojë në zhgënjim. Ata thonë se ka më shumë mundësi që konferenca për shtypin e Erdoganit me udhëheqësin palestinez Abbas të shfrytëzohet nga Presidentit turk për të kënaqur bazën e tij konservatore./VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 14/08/2024 14/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?