KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krerët e institucioneve, të politikës dhe presidenti i Shqipërisë bëjnë homazhe në Prekaz
Politikë

Krerët e institucioneve, të politikës dhe presidenti i Shqipërisë bëjnë homazhe në Prekaz

Kosova News
Kosova News 10:51 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krerë shtetërorë, liderë politikë, figura e qytetarë të Republikës së Kosovës kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën për liri të familjes Jashari.

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka thënë se rruga e Kosovës është e qartë dhe se synimi është vetëm integrimi euroatlantik.

“Në këtë 15 vjetor kujtojmë sakrificën e atyre që dhanë jetën që populli të jetojë i lirë dhe i pavarur. Jemi këtu për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, trimërinë dhe guximin e tyre nëpërmjet të cilëve u vunë themelet e forta të shtetit tonë. Pak më herët nderuam edhe presidentin historik, Ibrahim Rugova, veprimtarin Adem Demaçi. Natyrisht bëmë nderime edhe te Monumenti i të Pagjeturve për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella. Sot është edhe një ditë shprese sepse Kosova jo vetëm që është vendi me qytetarët më të rinj nga mosha, por edhe shteti më i ri në Evropë me një rrugë të qartë përpara, rruga euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nga Prekazi ka thënë se shteti i lirë dhe i pavarur ka qenë amanet i dëshmorëve të kombit.

“15 vjet shtet i lirë dhe i pavarur, ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vjet kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës, rrugëtimi jonë është përpara.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se pa luftën e lavdishme të UÇK-së liria e pavarësia do të ishin të pamundshme.

“Pavarësia dhe liria jonë ka qenë e pamundshme pa luftën e lavdishme të UÇK-së, e momenti më i lavdishëm i luftës çlirimtare i popullit tonë ka qenë lufta e Jasharajve, lufta e Prekazit kundër Serbisë për çlirim dhe rënia e familjes Jashari. Sakrifica e Jasharajve e kanë ngritë në dimension tjetër edhe kombin shqiptar dhe nga ana tjetër e ka zgjuar botën, e ka tronditë ndërgjegjen ndërkombëtare dhe nga ai moment nuk ka pasur dyshim që liria për popullin shqiptar është e pashmangshme. Gjithmonë do vijmë këtu të përkulemi”, ka thënë Konjufca.

E, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare.

“Teksa gëzojmë dhe festojmë, i kujtojmë me mall, dhimbje, krenari ata që u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit. Prishtina është kryeqyteti, por Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare andaj ardhja jonë këtu tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje e kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë”.

Presidentja Osmani: Republika e Kosovës është e përjetshme
Krerët shtetëror bëjnë nderime te varri i Rugovës dhe Demaçit

Gjithashtu lexoni:

PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar

Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit

Kurti: Kemi përgjegjësi ta formojmë Qeverinë, jo konstituimin e Kuvendit

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Përmes gjurmëve të gjakut, policia kapi hajnat në Zveçan
15:51 -10/05/2025
PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën
15:30 -10/05/2025
Një 19-vjeçar plagos me armë zjarri motrën e tij në Ferizaj
15:09 -10/05/2025
Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Ferizaj
14:47 -10/05/2025
Dortmundi interesohet për Jobe Bellinghamin
14:19 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?