KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë
Politikë

Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 08:37 -24/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet për të kujtuar lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht.

Ajo pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Jezusit sjell mrekullinë e mishërimit: Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm. Por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në fakt, ne duhet të mësojmë të shohim në çdo lindje, si një premtim për të shpëtuar botën nga brutaliteti dhe dhuna e vdekjes. Lindja nuk është thjesht një ngjarje natyrore që i përgjigjet ligjeve universale të jetës.

Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë sot pritje nga ora 18:00 në Qendrën “BogdaniPolis” te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ku pritet të vijnë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë.

Në orën 23:30 nis programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjat deri në mesnatë. Në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, të cilën do ta udhëheqë Imzot Dodë Gjergji.

Të hënën nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën

Komuna e Prishtinës fiton betejën ligjore ndaj ministrit Elbert Krasniqi, reagon Rama

Lushtaku për Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

Kosova News 24/12/2023 24/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Thu
34 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Stadiumi në Drenas drejt përfundimit – MKRS-ja ndan 4.5 milionë euro
20:17 -03/07/2025
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës
20:12 -03/07/2025
Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë
19:25 -03/07/2025
Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
18:42 -03/07/2025
Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën
18:37 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?