Kremlini zyrtar ka thënë se presidenti Vladimir Putin s’e ka shikuar videomesazhin e bashkëshortes se Alexei Navalnyt, Yulia Navalnaya.
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov e ka quajtur të pasaktë pretendimin se Navalny ishte helmuar nga një agjent nervor rus, duke thënë se s’do të jepte më tepër komente mbi këtë ndodhi.
Sipas tij, akuzat për përfshirjen e presidentit Putin në vdekjen e Navalnyt “janë të pabaza dhe të neveritshme” ka raportuar TheGuardian.
Navalnaya i është drejtuar botës të një ditë më parë me mesazh duke akuzuar haptas Putinin për përfshirje në vrasjen e bashkëshortit.
Ajo ka thënë se e di pse Putini e ka bërë këtë, duke shtuar se do të vazhdojë rrugën e kritikut.
Navalny vdiq të premten (16 shkurt) në një burg në Rrethin e Arktikut. Trupi i tij ende s’i është dorëzuar familjes, pasi Rusia ka thënë se do t’i kryhen analiza në dy javët e ardhshme.


