KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte
Botë

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

Alban Begolli
Alban Begolli 13:02 -17/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas takimit të parë ballë për ballë pas tre vitesh ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, Kremlini ka dhënë një deklaratë në lidhje me mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodimir Zelenski, përcjell KosovaNews.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se një takim mes dy liderëve mund të ndodhë vetëm në rast se arrihet një marrëveshje përmes negociatave ndërmjet delegacioneve përkatëse.

“Një takim i tillë do të ishte i mundur vetëm nëse palët arrijnë një marrëveshje konkrete. Ne e shohim këtë si të mundshme”, tha Peskov.

Ai theksoi se, përpara çdo takimi të mundshëm, duhet të përmbushen marrëveshjet e arritura më herët në Stamboll, përfshirë edhe shkëmbimin e 1000 të të burgosurve të luftës nga të dyja palët.

Lexo po ashtu:

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Peskov shtoi se mund të planifikohen edhe raunde të reja negociatash, por kushti paraprak mbetet zbatimi i plotë i pikave të dakorduara në Stamboll.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka ftuar publikisht Putinin që t’i bashkohet bisedimeve në Turqi. “Do ta pres Putinin në Turqi,” deklaroi Zelenski, duke shtuar se “nëse ai nuk do të kishte frikë të vinte, do të kishim një mundësi reale për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës.”

Gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, Zelenski u shpreh i gatshëm të udhëtojë në Stamboll për t’u takuar me Putinin, nëse ky i fundit pranon ftesën.

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar më herët se “asgjë nuk do të ndodhë në Ukrainë për sa kohë që unë dhe Putin nuk takohemi.”/KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Alban Begolli 17/05/2025 17/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?