KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: ShSKUK-ja po dëmtohet me ikjen e stafit shëndetësor
Shëndetësi

Krasniqi: ShSKUK-ja po dëmtohet me ikjen e stafit shëndetësor

Kosova News
Kosova News 14:17 -19/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë se shqetësuese për shëndetësinë është stafi shëndetësor dhe ikja e tyre jashtë vendit. Tha se aktualisht të punësuar në ShSKUK janë 7430 punëtorë shëndetësor.

Teksa ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Krasniqi ka thënë se me përqindje të madhe kanë arritur ta realizojnë planin e punës, i ndarë në 50 aktivitete e me tetë objektiva.

“Ne kemi pasur plan konkret, me 8 objektiva dhe me 50 aktivitete. 33 aktivitete i kemi realizuar në tersi. Diku 85 për qind e kemi realizuar planin e punës. Specifikisht i kemi kushtuar vëmendje investimit dhe avancimit të shërbimeve. Sfida kryesore ka të bëjë me stafin, se që nga vitit 2019 edhe në qarkoren buxhetore numri i lejuar të punësuar në SHSKUK është 7430 punëtorë shëndetësorë. Kemi funksionalizuar spitalin pediatrik. Sa i përket ikjes së mjekëve nga emergjenca, infektolog posa kemi informata se kemi specialistë e shohim nëse kemi vende të lira hapim konkurs. Ne kemi themeluar klinikë të re me numër të stafit të njëjtë. Pacientëve duhet t’iu lehtësohet qasja në shërbime”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se mungesa e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka shkaktuar telashe për furnizim me barna.

“Kam kërkuar analizë dhe pres brenda kësaj jave të nisim procedura për kontraktimin e një kompanie që të mos përsëriten vërshimet në klinikë. Ne do të bëjmë zgjidhje përmes ndonjë kompanie që merret me trajtimin e këtyre çështjeve. Ne kemi raportet edhe për numër të pacientëve. Ne i marrim i analizojmë dhe këto kërkesa dhe i kthejmë për investime. Nga korriku 2020 fokusi ka qenë menaxhimi i pandemisë. Nuk ka më pak barna por më shumë. Sfidat kryesore ka qenë mungesa e Organit Shqyrtues të Prokurimit, sepse janë mbi 300 lloje të barna”, tha tutje Krasniqi.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, tha se gjendja në shëndetësi është e rëndë dhe si pasojë e mos rritjes së pagës, mjekët po ikin nga Kosova.

“Sot ShSKUK-ja ofron shërbime më pak, mjekët po na ikin nga Kosova. Drejtorët e klinikave kryetarja e bordit ka shpërndarë pyetje a jeni në dijeni. 7 anesteziolog e kanë lëshuar punën a është pasojë e mos rritjes pagave. Sa para shpenzohen për aparatura”, tha ajo./ekonomiaonline/.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 19/07/2022 19/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?