Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar audio-incizimin e kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, për çka tha se organet e rendit duhet të merren me këtë çështje.
Ai, pas seancës për votimin e nënkryetarit Nenad Rashiq, foli edhe për publikimin e audio-incizimit të Ramiz Lladrovcit.
“Nuk ka mbet njeri në Kosovë e Drenas pa e pa atë incizim. Përkundër deklarimeve të ndryshme, i takon gjithsesi organeve të rendit të merren dhe ta hetojnë këtë situatë në mënyrë emergjente. Është problematike ato çka janë dëgju për prona publike,” tha ai.


