Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se deputetët e partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë propozuar që të mblidhen një herë në javë në tentim për konstituim të Kuvendit, e jo të vazhdohet me seanca çdo 48 orë.
“E para, deputetët e partisë që doli e para në zgjedhje, nuk erdhën as me kohë. Erdhën 45 minuta me vonesë. Kur erdhën patën kërkesë në mënyrë të organizuar të shkelet rregullorja. Në kundërshtim me rregulloren, që thotë se duhet të mblidhemi çdo 48 orë, kërkuan të mblidhemi një herë në javë. Është krejtësisht e papranueshme me bë kërkesë të tillë me shkel rregulloren me vetëdije”, ka thënë Krasniqi.