KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Washington DC, falënderon kongresmenët për rëndësinë që ia kushtojnë Kosovës
Politikë

Krasniqi merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Washington DC, falënderon kongresmenët për rëndësinë që ia kushtojnë Kosovës

Kosova News
Kosova News 12:01 -18/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Washington DC, ka marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan.

Kryetari Krasniqi ka falënderuar kongresmenët për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në kuadër të angazhimit të tyre.

“Ishte nder i veçantë që në kuadër të vizitës sime zyrtare në Washington DC, të ftohem për të marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan. Rreth 20 kongresmenë me përvojë, të cilët u kthyen në Kongres pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën javën e kaluar në ShBA, i falënderova për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre”, është shprehur ai.

Në bisedat me kongresmenët nga South Carolina, Michigan, Texas dhe Virginia, lideri i PDK-së ka shprehur qëndrimin e popullit të Kosovës se koordinimi dhe bashkëpunimi me ShBA-në në arritjen e aspiratave drejt integrimit është i pa alternativë.

“Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se populli i Kosovës është falënderues ndaj ShBA-së për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit.

“Populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë dhe miqësinë e ndërtuar ndër vite jemi të përkushtuar që ta mbrojmë dhe ta kultivojmë përjetësisht”, theksoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Kosova News 18/11/2022 18/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
14:18 -17/07/2026
Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse
13:57 -17/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un
13:21 -17/07/2026
Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?