Kryetari i PDK Memli Krasniqi, pas dështimit të vazhdimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e quajtur tallëse deklaratën e Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se nuk ka krizë politike në Kosovë.
“Albin Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeministër. Ajo është një deklaratë tallëse. Është një krizë që po thellohet çdo ditë. Kanë kaluar me shumë se një muaj dhe nuk kemi Kuvendin e konstituar Nëse kjo nuk është krizë nuk e di çka po flet Kurti. Ne kemi fatekeqësi institucionale për shkak të tij, insistimit të tij për një kandidate për kryetare të Kuvendit që nuk i ka dhe nuk do t’i ketë votat”, tha Krasniqi