Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shumë shpejt do të deklarohet për rezultatin e këtyre nënshkrimeve të mbledhura në peticionin për organizimin e votimit për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri.
“Presim prej KQZ-së të përfundojë pjesën e saj të punës dhe të kemi votimin në katër komunat e veriut ku qytetarët pa asnjë ndikim të votojnë nëse janë apo jo për shkarkimi e kryetarëve”, ka theksuar Krasniqi në debatin me temën “Efikasiteti dhe ndikimi i peticioneve të qytetarëve si mjet i ushtrimit të të drejtave dhe ndryshime në shoqëri”, i cili është organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë.
Nga verifikimi i bërë është arritur përqindja e kërkuar prej 20 për qind, gjë që i hap rrugë zhvillimit të fazës tjetër – organizimit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.