Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ku ka vlerësuar lartë kontributin e tij lidhur me unifikimin politik dhe qytetar për çështjet me ndikim për dy shtetet tona që nga koha e luftës çlirimtare, e deri në ditët e sotme.
“Në përfundim të mandatit të tij, shpreh falënderimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.