Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025, thuhet në komunikatën lëshuar për media.
“Deri sot (e enjte, 7 gusht, ora 09:00) përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org janë pranuar 1,748 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,581, ndërkaq janë refuzuar 167. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
Ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë/mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
përmes platformës elektronike të KQZ-së:https://qv.kqz-ks.org ose
duke paraqitur kërkesën në Komisionin komunal të zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
Ndërkaq, ndërrimi i qendrës së votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ-ja, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.
Për të kaluar nga një qendër votimi të një komune, në qendrën e votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e gjendjes civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i gjendjes civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin qendror civil”.


