KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
Politikë

KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

Kosova News
Kosova News 13:46 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk ka  ka kaluar as një muaj që nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 28 dhjetorit 2025. Megjithatë, zgjedhje të tjera të parakohshme mund të ndodhin së shpejti.

KQZ, që përmbylli vitin 2025 me organizimin e dy proceseve zgjedhore parlamentare të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit, si dhe dy proceseve zgjedhore për nivelin lokal më 12 tetor dhe raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më 9 nëntor, do t’i duhet sërish të organizojë zgjedhje të reja.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se nuk komentojnë zhvillimet politike dhe se qëndrimi i KQZ-së mbetet i njëjtë, si në rastet tjera.

Sipas tij, organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një kohe të shkurtër pas zgjedhjeve të fundit përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e tij, megjithkëtë, ky institucion do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

- Reklamë -

“Organizimi edhe i një procesi të ri dhe të parakohshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, vetëm brenda një kohe të shkurtër pas përmbylljes së zgjedhjeve, gjithashtu të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij. Megjithkëtë, KQZ, si institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kurdo që kjo do të kërkohet”, tha Elezi.

Elezi tha se nëse do të ketë një proces të ri zgjedhor KQZ do të diskutojë për çështjet e buxhetit.

“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka diskutuar lidhur me këto çështje, por sigurisht se nëse do të ketë pra një proces të ri zgjedhor atëherë KQZ fillimisht në forumet e veta do të diskutojë për çështjet e buxhetit dhe pastaj do të bëjë edhe planifikimin e nevojshëm i cili si zakonisht i dërgohet për miratim Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh mundësinë që KQZ-ja të bëjë shkurtimin e afateve kohore për organizimin e tyre.

“Nëse pra do të kemi një proces të parakohshëm zgjedhor, pra ai do të organizohej në afate të shkurtra kohore, ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh mundësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë shkurtimin e afateve kohore të aktiviteteve të ndryshme dhe t’i përshtasë ato me rrethanat, pra me ditët që ka në dispozicion për organizimin e këtij procesi zgjedhor”, tha ai.

Më 6 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për të shpërndarë legjislaturën e 10-të pasi deri më 5 mars dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës.

Osmani mori këtë vendim duke u mbështetur në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se “zgjedhja e Presidentit të Repubikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.

Aktualisht, çështja e dekretit të nxjerrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga VV-ja është paralajmëruar se do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, nga ku do të kërkohet vendosja e masës pezulluese, deri në shqyrtimin përfundimtar

Gjithashtu lexoni:

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Kosova News 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?