KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Politikë

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Kosova News
Kosova News 14:07 -15/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 7 qershor 2026.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se procesi i tërheqjes së shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike është planifikuar të zhvillohet më 16 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është certifikuar pjesëmarrja në zgjedhje e katër prej pesë subjekteve të reja politike që kishin aplikuar gjatë periudhës 2–10 maj 2026. Bëhet fjalë për tri koalicione dhe një kandidat të pavarur.

Subjektet e certifikuara janë: Lëvizja Vetëvendosje, Koalicija Vakat, Ashkalitë e Bashkuar, si dhe kandidati i pavarur Esmir Kasi.

Ndërkohë, KQZ ka refuzuar certifikimin e dy subjekteve politike, Složno Pobeđujemo (nismë qytetare) dhe SDA – Stranka Demokratske Akcije, pasi nuk kanë arritur të plotësojnë kriterin ligjor prej 1000 nënshkrimeve të kërkuara për certifikim.

Pas vendimeve të fundit të KQZ-së, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.

Koalicionet pjesëmarrëse janë: LVV-ja, Ashkalinjtë e Bashkuar dhe Koalicija Vakat.

Ndërsa partitë politike pjesëmarrëse janë: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), KNRP, PSA, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Srpska Lista, Fjala, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Socijaldemokratska Unija (SDU), Jedinstvena Goranska Partija, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe PSD.

Kandidat i pavarur në këto zgjedhje është Esmir Kasi.

Gjithashtu lexoni:

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?