Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të zhvillojë mbledhje gjatë ditës së sotme, aty ku përveç shqyrtimit të aktiviteteve të zyrës, pritet të ketë vendimmarrje edhe për dy rekomandime, njëri që ka të bëjë me regjistrimin e një partie politike e tjetri me pezullimin e një partie tjetër.
Ky është rendi i ditës i mbledhjes së sotme të KQZ-së.
- Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 30/2025
- Aktivitetet e Zyrës
3.1. Rekomandimin për regjistrim e partisë politike Kosovski Savez;
3.2 Rekomandimin për pezullim të partisë politike KOSOVA ADALET TÜRK PARTİSİ.