KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri
Politikë

KQZ-ja nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri

Kosova News
Kosova News 10:44 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për KosovaPress se në këto zgjedhje do të vlejë renditja e subjekteve politike, e dalë nga tërheqja e shortit më 7 dhjetor të vitit 2022. Kjo pasi, siç tha ai, nuk ka pasur aplikime të reja për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri të vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. Arsyeja qëndron në faktin se gjatë procesit të ri për aplikim të subjekteve politike dhe kandidatëve, nuk ka pasur ndonjë të tillë. Kjo do të thotë se në proces zgjedhor janë subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar vitin e kaluar dhe do të vlejë shorti i tërhequr më 7 dhjetor”, tha Elezi.

KQZ-ja është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave veriore. E në kuadër të kësaj, Elezi tha se është edhe funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është edhe funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në secilën nga këto komuna dhe në këtë drejtim jemi në kontakt me institucionet relevante, të cilat kanë rolin e tyre në aspekte të ndryshme gjatë procesit zgjedhor. Funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të bëhet për të ofruar shërbimet për qytetarët dhe subjektet politike, ashtu siç kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Të gjitha informacionet e nevojshme do t’i bëjmë publike me kohë”, tha Elezi.

Ndryshe, sipas shortit të tërhequr më 7 dhjetor 2022, subjektet politike kanë këtë renditje: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovës 112, Partija Kosovskih Srbska 113, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) 114 dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 115.

Gjithashtu lexoni:

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?