KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja në pritje të ankesave, shpallja e rezultateve më së largu më 21 janar
Lajme

KQZ-ja në pritje të ankesave, shpallja e rezultateve më së largu më 21 janar

KosovaNewss
KosovaNewss 19:26 -09/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Përmbyllja e procesit të numërimit të votave, në orët e para të mëngjesit të së premtes, i ka hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por, koha kur do të kumtohen rezultatet, diktohet nga ankesat eventuale që palët mund t’i bëjnë mbi procesin e zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të presë më së shumti 12 ditë, para se ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar më 28 dhjetor.

Janë afatet e ankesave ato të cilat duhet të shterën para se KQZ-ja të mund t’i kumtojë rezultatet.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, nga ana teknike KQZ-ja është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka thënë Valmir Elezi, i cili është zëdhënës i KQZ-së.

- Reklamë -

Aktualisht, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka në shqyrtim një ankesë, atë nga Partia Demokratike (PDK) në lidhje me numërimin e votave nga mërgata.

Ky institucion, sipas ligjit, ka kohë 72 orë që të vendosë për ankesën që e ka pranuar. E subjekti ankues ka edhe një mundësi apelimi.

“Vendimi i PZAP-së mund të ankimohet në Gjykatën Supreme të Kosovës, sikurse që PZAP-ja mund të rishikojë cilindo nga vendimet e marra, pas prezantimit të fakteve të reja nga pala e interesuar. Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës mund të paraqitet brenda dyzet e tetë (48) orëve nga pranimi i vendimit të PZAP-së, në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë se pesë mijë euro (5.000 €), ose në rast se çështja lidhet me një të drejtë themelore. Gjykata Supreme e Kosovës vendos në afatin prej pesë (5) ditësh nga paraqitja e ankesës”, thuhet në nenin 118 të Ligjit për zgjedhjet e Përgjithshme.

Shpallja e rezultateve përfundimtare, që bazuar në afate do të bëhet më së largu më 21 janar, e shënon edhe hapjen e një cikli tjetër të shqyrtimit të ankesave eventuale, para se të bëhet certifikimi i tyre.

Pas vendimit të KQZ-së, palët kanë kohë 48 orë që të ankohen për rezultatet përfundimtare, ndërsa PZAP-ja edhe 96 orë të tjera që të vendosë për to. Vendimi i PZAP-së mund të ankimohet edhe në Supreme.

“Personi fizik ose juridik, të drejtat ligjore të të cilit janë cenuar me vendimin e KQZ-së, sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, mund të parashtrojë ankesë në PZAP, brenda dyzet e tetë (48) orëve nga shpallja e tij. Ankesa vendoset nga PZAP brenda nëntëdhjetë e gjashtë (96) orëve, nga parashtrimi i saj”, specifikohet në nenin 106 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Numërimi i votave nga procesi zgjedhor i zhvilluar më 28 dhjetor është përmbyllur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), pasditen e së enjtes janë vlerësuar dhe janë numëruan 3 mijë e 185 pakot e fundit me fletëvotime, të ardhura nga jashtë.

Gjithashtu lexoni:

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

KosovaNewss 09/01/2026 09/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?