KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ: Deri tash 1 mijë e 729 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale
Politikë

KQZ: Deri tash 1 mijë e 729 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale

Kosova News
Kosova News 14:42 -03/08/2025
Shpërndaje
xr:d:DAFRctJW6WM:16,j:40455749615,t:22110911
Shpërndaje

Nga 23 korriku kur Komisioni Qendror i Zdhjedhjeve hapi periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, deri sot në ora 09:00 KQZ-ja ka pranuar 1 mijë e 729 aplikime, nga të cilat janë aprovuar 1 mijë e 239.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTKlive se periudha e aplikimit do të zgjasë deri më 29 të këtij muaji, derisa ka treguar arsyet pse refuzohet një aplikues.

“Deri më tani (e diel, 3 gusht, ora 09:00) përmes platformës elektronike janë pranuar 1,729 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,239, ndërkaq janë refuzuar 490. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës: dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike (rezervim hoteli, konvikti etj.)”, sqaroi Elezi.

Por, zëdhënësi i KQZ-së ka thënë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës nuk është përjashtues. Kjo, pasi që, sipas tij, një aplikues i refuzuar mund të riaplikojë pasi t’i ketë plotësuar kriteret e kërkuara nga KQZ-ja.

“Në rastet kur refuzohet një aplikim, ky nuk është refuzim përfundimtar. Në këto rrethana, KQZ do të informojë rregullisht dhe personalisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të ri-aplikojnë përmes platformës për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së. Kjo do të mundësohet gjatë kohës sa zgjatë periudha e regjistrimit”, sqaroi tutje Elezi për RTKlive.

Por, në komunat ku potencialisht mund të ketë balotazh, a duhet të bëhet sërish regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës?

“Jo”, tha zëdhënësi Elezi i cili sqaroi se për balotazh do të vlejë regjistrimi i votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të drejtën e votës jashtë Kosovës e kanë vetëm votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit dhe të atyre komunave në të cilat do të organizohet rrethi i dytë. Pra, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, sepse do të vlejë lista e njëjtë e votuesve”, tregoi ai.

Ka ripërsëritur se në zgjedhje lokale, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit jashtë Kosovës mund të votojnë vetëm përmes postës.

“Ky ligj specifikon qartë se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh. Pra, do të ketë vetëm votim me postë dhe për këtë KQZ-ja do të hap kuti postare në shtete të ndryshme, ku do të mund të dërgohet pako me fletëvotime”, tha Elezi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shtuar se deri më 29 gusht të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim, duhet të jetë individual dhe mund të bëhet: përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 03/08/2025 03/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?