KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovë – BE mbahet takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim
Politikë

Kosovë – BE mbahet takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim

Kosova News
Kosova News 14:00 -14/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gresa Selimaj Bytyqi, U.d. Drejtore e Zyrës për Kritere Politike në Zyrën e Kryeministrit, dhe Jiri Plecity, Udhëheqës i Njësisë për Kosovën dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, ishin sot në rolin e bashkë-kryesuesve të takimit të shtatë të mbajtur në Prishtinë të Nën-Komitetit BE-Kosovë për Drejtësi, Liri dhe Siguri. Takimi shërbeu për të diskutuar zhvillimet dhe bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe punëve të brendshme.

Prioritet mbetet zbatimi i reformave në drejtësi në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe Deklaratën e Përbashkët të Zotimit. Për këtë qëllim, pjesëmarrësit u dakorduan të bashkëpunojnë për rritjen e llogaridhënies, integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë brenda gjyqësorit.

U diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me drejtësinë administrative dhe trajtimin e lëndëve të pazgjidhura gjyqësore. BE-ja potencoi nevojën që Kryeprokurori i Shtetit të përzgjidhet brenda afateve dhe Kodi Civil të miratohet në kohë, siç është dakorduar në Agjendën e Reformave për Kosovën dhe është rekomanduar në raportet vijuese për Kosovën.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diskutimi u fokusua në rëndësinë e zbatimit të kornizës strategjike të Kosovës, bashkëpunimin ndërinstitucional, konfiskimin e aseteve dhe funksionimin e bazës së re të të dhënave për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Autoritetet e Kosovës ofruan përditësime rreth legjislacionit rreth zbatimittëobligimeve për deklarimin e pasurisë, mbrojtjen e sinjalizuesve, parandalimin e konfliktit të interesit dhe luftimin e pastrimit të parave.

Në fushën e punëve të brendshme, dialogu sektorial trajtoi aktivitetet që lidhen me luftimin e terrorizmit, luftimine ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, luftimin e narkotikëve, adresimin e çështjeve të migracionit, vizave dhe azilit, si dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së migrantëve.

Sa i përket të drejtave themelore, diskutimet mbuluan bashkëpunimin e Avokatit të Popullit me institucionet, koordinimin e përgjithshëm, të drejtat e komuniteteve jo-shumicë, barazinë gjinore dhe dhunën në baza gjinore, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë tranzicionale.

Kosova dhe Komisioni Evropian u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë atë në nivel teknik, për të siguruar zbatimin e plotë dhe në kohë të reformave në vazhdim dhe për të dizajnuar reformat e ardhshme. Për këtë qëllim, zyrtarët përfaqësues miratuan një sërë konkluzionesh konkrete dhe me afate të përcaktuara që do t’i ndihmonin Kosovës t’i prioritizonte reformat përkatëse dhe t’i zbatonte rekomandimet që rrjedhin nga raporti i vitit 2025 për Kosovën, i publikuar së fundmi.

Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar çështje teknike dhe të politikave mbi reformat e lidhura me BE-në. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të legjislacionit të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron rezultatet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.

Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

“Dy fusha të tjera, të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme, janë reforma në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Takimet e Komitetit dhe nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova News 14/11/2025 14/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?