Në mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18:45 ka ndodhur një përplasje frontale anësore mes një veture Ferrari dhe një veture Golf në rrugën kryesore në Menziken (Aaargau) Zvicërr.
Sipas njohurive të deritanishme, shoferi 20-vjeçar që vinte nga Reinach AG dëshiron të kthehet majtas në pompën e benzinës, ku me ç’rast ai nuk mundi ta shihte një makinë Ferrari 488 GTB në të cilën ishte një kosovare 28-vjeçare në një fazë të avancuar të shtatzënisë e cila po afrohej në mënyrë korrekte” konfirmon Bernhard Graser nga policia kantonale e Aargaut. Transmeton KosovaNews.