KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovari që plagosi mësuesen në Gjermani ka folur për krimin në një video, ministri gjerman: Provat për motive islamiste po shtohen
Botë

Kosovari që plagosi mësuesen në Gjermani ka folur për krimin në një video, ministri gjerman: Provat për motive islamiste po shtohen

Kosova News
Kosova News 10:13 -12/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Plagosja rëndë me thikë e mësues nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Autori i dyshuar i krimit kishte qenë dhe më parë nën mbikëqyrjen e policisë

Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen.

Sipas tij analiza fillestare e videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të pandehurit ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare.

Ministri Reul shtoi më vonë se provat për motivim islamist po shtohen. Sipas burimeve nga organet e rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video. Në atë video ai deklaron se arsyeja për krimin është, se mësuesja kishte fyer Profetin. Po ashtu ai ka thirrur disa herë edhe “Allahu Akbar”.

17-vjeçari kosovar kishte qenë nën vëzhgim policor dhe më parë

Sipas informacioneve të mëtejshme të mbledhura nga hetuesit, kosovari 17-vjeçar kishte rënë në sy edhe më parë tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore dhe posedim të pornografisë me fëmijë.

Për shkak të “anomalive në sjellje” në shkollë organet e rendit kishin përgatitur për të në pranverën e vitit 2023 edhe një raport vëzhgimi dhe vlerësimi. Në këtë raport Policia e Essenit e kishte klasifikuar atë si “individ me potencial rreziku”. Por për shkak se për disa kohë 17-vjeçari nuk kishte rënë më në sy, policia e Essenit e kishte anuluar këtë klasifikim.

Sipas Zyrës së Policisë së Landit, e cila po të rishqyrton vendimet e policisë së Essenit, kosovari 17-vjeçar ka qenë i përfshirë edhe dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një “dëmtim të ndërsjellë të rrezikshëm trupor” në prill 2025.

Sipas ministrit të Brendshëm të landit NRW pas tentativës për vrasjen e mësueses, në qendër të qytetit të Essenit kishte pasur po atë ditë një tentativë tjetër për vrasje ndaj një burri të pastrehë dhe policia po heton nëse kosovari 17-vjeçar është përgjegjës edhe për këtë krim. /DW

Gjithashtu lexoni:

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Kosova News 12/09/2025 12/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?