KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovari mund të dënohet me 20 vjet burg në Vjenë, tentoi ta mbysë gruan
Siguri

Kosovari mund të dënohet me 20 vjet burg në Vjenë, tentoi ta mbysë gruan

Kosova News
Kosova News 09:19 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit të Vjenës të martën për tentativë për vrasje të gruas së tij.

Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009, transmeton albinfo.at.

42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit. Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë dhe dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, të cilën akuzohet se e ka abuzuar për shumë vite, shkruan wienna.at. Përveç kësaj, ai ka ndëshkuar rregullisht fëmijët e tij me rrahje dhe dënime të tjera duke i detyruar ata “të zgjedhin” në një kuvertë letrash se çfarë ndëshkimi “duan”.

Sanksionet e shënuara në ato letra, zbatoheshin më pas. Në rastin më të keq, bëhej fjalë për 100 goditje, por nëse fëmijët ishin me fat, merrnin një dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave.

Lidhur me pretendimin qendror të prokurorisë publike, ky delikt për momentin nuk është përfshirë në aktakuzë dhe për këtë arsye nuk është objekt i seancës kryesore. Në akuzë bëhet fjalë kryesisht për një ngjarje që mësohet se ka ndodhur 13 vite më parë, në banesën e familjes. Burri pretendohet se ka prerë kabllon nga një kazan në kuzhinë dhe me të ka hyrë në tualet, ku gruaja po bënte dush. Në banjë ai ka futur fundin e paprekur të kabllit në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.

Sipas prokurorisë, e vetmja arsye që gruaja nuk pësoi goditje elektrike fatale ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës. Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik.

Bashkëshorti i akuzuar përballet me burgim të gjatë

I pandehuri është deklaruar “i pafajshëm” gjatë hetimeve. Gjyqi është planifikuar të zgjasë dy ditë. Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm./Ekspress

Gjithashtu lexoni:

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në Ferizaj

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e bartte në çantën e krahut

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

TAGGED: Gjykata, gruaja, kosovari
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?