KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovarët do të përfitojnë nga projektligji i ri i emigracionit në Gjermani
Politikë

Kosovarët do të përfitojnë nga projektligji i ri i emigracionit në Gjermani

Kosova News
Kosova News 13:02 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania ka nxjerrë një Projektligji të ri për migracionin që u jep një shans të gjithë atyre personave që kanë pesë vjet që jetojnë në këtë shtet për të marrë leje të përhershme qëndrimi.

E nga ky projektligj pritet të përfitojnë edhe shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e leje-qëndrimit në Gjermani.

Detajet lidhur me këtë projektligj i ka sqaruar redaktori i DW-së, Bahri Cani. Aio ka theksuar se është një projektligj i miratuar nga Qeveria gjermane, por jo ende nga Bundestagu. Sipas tij, ky projektligj bëhet i plotfuqishëm pasi të miratohet në Bundestag, gjë e cila pritet të ndodhë në vjeshtë.

“Kryesisht nga ky projektligj përfitojnë azilkërkuesit që janë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorët me kualifikime. Azilkërkuesit do të përfitojnë në kuptimin që do të fitojnë një vit mundësie që të gjejnë një vend pune dhe të dëshmojnë disa kushte tjera që duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm. Ndërsa, sa i përket punëtorëve të kualifikuar atyre u mundësohet bashkimi familjar”, ka theksuar Cani për RTK-në.

Sipas tij, azilkërkuesit e refuzuar që në Gjermani jetojnë me ‘Dul-Dung’ (leje e përkohshme e qëndrimit), duhet të dëshmojnë se e kanë një vend pune dhe mund të jetojnë pa ndihmën e shtetit dhe se e kanë mësuar gjuhën gjermane.

“Këta persona nuk guxojnë të kenë rënë ndesh me ligjin dhe të paraqesin dokumente të falsifikuara. Derisa sa i përket punëtorëve të kualifikuar ata mund të marrin familjet e tyre menjëherë edhe pa njohjen e gjuhës gjermane”, ka shtuar Cani.   

Ai ka theksuar se ky është vetëm hapi i parë i këtij projektligji sepse Gjermania planifikon edhe ndryshime dhe reforma tjera në ligjin e emigracionit.

“Është planifikuar që të bëhet mundësia që njerëzit që duan të marrin nënshtetësinë gjermane të mos heqin dorë nga nënshtetësia e tanishme, siç është tani, derisa do të ketë edhe lehtësime tjera për refugjatët dhe për azilkërkuesit në qasje për tregun e punës. Por, kjo mendohet për të ardhmen”, ka nënvizuar Cani.

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s

Ambasada amerikane: “Defender Europe 25” dëshmon forcën e partneritetit SHBA-Kosovë

“Me një dorë mbi djep dhe me tjetrën mbi gjurin e saj”, nënë e Adem Jasharit bëhet me skulpturë

Operacion policor në tri rajone kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike

Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

TAGGED: Gjermani, kosovaret, leje qendrimi
Kosova News 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën
22:56 -03/06/2025
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s
22:22 -03/06/2025
Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra
21:47 -03/06/2025
Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
21:40 -03/06/2025
SHBA-ja po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
20:57 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?