KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova vazhdon armatimin, Ministria demanton “marrëveshjet e publikuara”
Siguri

Kosova vazhdon armatimin, Ministria demanton “marrëveshjet e publikuara”

Kosova News
Kosova News 15:58 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka demantuar disa dokumente, të cilat pretendohej se janë marrëveshjet e Kosovës me autoritetet turke për blerjen e pajisjeve të reja ushtarake, pas dronëve “Bajraktarë”. Dokumentet përmbanin vlera multimilionëshe. Pos demantit, Qeveria megjithatë ka thënë se është duke vazhduar me investime në armatim.

“Blerjet dhe detajet e kontratave të investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake janë të klasifikuara dhe rrjedhimisht jo të hapura për publikun. Prandaj përtej shkrimit që mund ta gjeni të publikuar në faqen e ministrisë për këtë temë nuk mund të ndajmë informacione të tjera me ju. Sa i përket marrëveshjeve që keni bashkëngjitur e që janë publikuar në disa portale, demantojmë vërtetësinë e tyre”, thuhet në një përgjigje të MM-së për KOHEN.

Megjithatë, Ministria ka konfirmuar se investimet po vazhdojnë sipas Planit të Tranzicionit.

“Ajo çfarë mund të konfirmojmë është që investimet në arsenal ushtarak po vazhdojnë në përputhje me Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në koordinim me partnerët tanë strategjik dhe konform standardeve të NATO-s”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ditë më parë, Kosova zyrtarizoi blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia. Siç mësohet bëhet fjalë për gjashtë të tillë që i janë shtuar arsenalit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të cilët kanë ardhur në muajin maj.

Të hënën, KFOR-i bëri të ditur se “Bayraktarët” s’mund të përdoren pa një leje nga kjo organizatë. E në Ministrinë e Mbrojtjes nuk e kanë komentuar deklarimin e KFOR-it.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?