Kosova U21 ka pësuar një disfatë të thellë në përballjen me Poloninë U21, duke humbur me rezultat 0-4 të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fornalczyk ka qenë i pari që e ka gjetur rrjetën në minutën e njëzet e një, duke përfituar nga një rrëmujë para portës kosovare.
Vetëm tre minuta më pas, Pyrka e ka shënuar golin e dytë.
Marczuk e ka thelluar epërsinë në minutën e tridhjetë e një me një goditje të fortë nga distanca, ndërsa goli i katërt ka ardhur nga një penallti e realizuar me stilin “panenka” nga Kaluzinski.
Pjesa e dytë ka sjellë disa raste për të dyja ekipet, por nuk ka pasur gola, duke lënë rezultatin e pandryshuar.
Aktualisht, Gjermania kryeson Grupin D me 25 pikë, Polonia qëndron e dyta me 21, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.
Kosova U21 merr katër gola nga Polonia gjatë pjesës së parë
Kosova është gjetur në disavantazh të thellë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Polonisë, duke shkuar në pushim me rezultat 0-4.
Polakët janë treguar të pamëshirshëm që në minutat e para, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të ndëshkuar.
Goli i parë ka ardhur në minutën e njëzet e një kur Fornalczyk ka përfituar nga një rëmujë përpara portës së Kosovës, duke dërguar topin në rrjetë. Vetëm tre minuta më vonë, Pyrka e ka shënuar golin e dytë.
Marczuk e ka thelluar epërsinë e polakëve me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e tridhjetë e një. Ndërsa goli i katërt ka ardhur në kohën shtesë nga penalltia e realizuar me stilin “panenka” nga Kaluzinski.
Aktualisht, në Grupin D, Gjermania kryeson me 25 pikë, e ndjekur nga Polonia me 21, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.


