Kosova ka arritur fitore në Botërorin e tenisit për ‘Billie Jean King Cup’, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
‘Dardanet’ mundën Afrikën e Jugut, me rezultat 3-0. Tenistet e Kombëtares sonë, bën paraqitje mjaft të mirë në duel me Afrikën e Jugut.
Tenistja Adrijana Lekaj ka fituar ndaj Marilouise Van Zyl me rezultat 6:1 6:4 në sete, kurse Arlinda Rushiti mposhti tenisten Suzanie Pretorius me rezultat 4:6 6:0 6:1
Ndërsa në çifte, dyshja Arlinda Rushiti / Adrijana Lekaj triumfuan ndaj dyshes Naledi Manyube / Marilouise Van Zyl, 7:5 2:6 6:3.


