KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova pret mbi 400 pjesëmarrës gjatë dy ditëve të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (VIDEO)
Politikë

Kosova pret mbi 400 pjesëmarrës gjatë dy ditëve të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 14:04 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditura të premten detajet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet nën organizimin e presidencës së Kosovës për gjatë dy ditëve të fundjavës në Prishtinë.

Osmani ka thënë në një konferencë për media se ky forum, i cili siç ka thënë është më i madhi nga Kosova pas luftës, do të presë rreth 400 pjesëmarrës nga gjashtë kontinente dhe 33 shtete të ndryshme të botës.

Osmani ka thënë po ashtu se do të ketë edhe një video-adresim nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Forumi do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete të botës, nga 6 kontinentet, dhe me mbi 400 pjesëmarrës. Do të kemi një adresim nga sekretari amerikan, Antony Blinken përmes një video-incizimi. Pas Blinkenit do të kemi adresimin nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, synimi është që Kosova ta shndërrojë këtë nismë në një organizim tradicional.

“Organizimi është një nga zotimet që kemi bërë në samitin për Demokraci të organixuar bga presidenti Biden. Temë e edicioni të parë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme. Forumi është platformë edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojë për të rritur dhe promovuar aftësitë e grave për të kontribuar në paqe dhe siguri. Edicioni i parë i forumit do t’i kushtohet trashëgimisë së ish-sekretarit të SHBAS-së, Madeleine Albright. Do të zhvillohen 16 panele, ku do të diskutohet për çështje të ndryshme, për arkitekturën e sigurisë, përfaqësimin e grave, përballjen me të kaluarën, drejtësinë tradicionale, dhunën ndaj grave, fuqizimin ekonomik të grave etj”, është shprehur Osmani.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se në hapje të forumit, do t’i dekoroj gratë e Ukrainës me gradën presidenciale të meritave.

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur
10:02 -05/07/2025
Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
09:49 -05/07/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë
09:14 -05/07/2025
Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës
09:12 -05/07/2025
BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?