KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kosova pret 300 të burgosur nga Danimarka në vitin 2027, zbulohen detajet e marrëveshjes
Siguri

​Kosova pret 300 të burgosur nga Danimarka në vitin 2027, zbulohen detajet e marrëveshjes

Kosova News
Kosova News 23:19 -09/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ismail Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka treguar se në prill të vitit 2027 pritet të vijnë të burgosurit e parë nga Danimarka, nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes dhe planit.

Drejtori Dibrani gjithashtu tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk rekomandon marrëveshje të tilla si kjo me shtetin danez ku të burgosurit e Danimarkës do të transferohen në burgun e Gjilanit.

“Mbetet në mandatin e kabinetit dhe institucioneve të tjera për të trajtuar secilën kërkesë që vije nga shtetet e ndryshme. Ka kërkesa nga shumë shtete të Evropës, por natyrisht që rekomandimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës do të jetë që nuk është interes i Shërbimit Korrektues e as i vendit që të lidhet asnjë marrëveshje e re në këtë drejtim. Por, natyrisht sa i përket marrëveshjes me shtetin e Danimarkës është marrëveshje që ka nisur shumë vite më herët, pra kanë kaluar disa qeveri që kanë vazhduar këto negociata. Tek në korrik të vitit 2025 ka përfunduar dakordimi në mes shtetit danez sa i përket asaj se çfarë duhet të ketë në burgun e Gjilanit”, është shprehur Dibrani.

Sipas tij, me ardhjen e të burgosurve të Danimarkës në Gjilan, duhet të zbatohet rendi shtëpiak danez në atë qendër korrektuese.

“Derisa po flasim, atje është qendër e paraburgimit dhe do të shndërrohet në një qendër korrektuese dhe si rezultat i kësaj, duhet përshtatur me rregullat dhe rendin shtëpiak danez sepse në Gjilan do të zbatohet rendi shtëpiak danez pavarësisht se atje do të jetë një bashkëqeverisje sepse guvernatori do të jetë danez dhe drejtori do të jetë shqiptar, stafi i uniformuar korrektues do të jetë kosovar- kështu që e gjithë kjo procedurë është sipas kërkesave daneze. Do të ndërtohen punëtoritë për të mundësuar të burgosurve që të punësohen atje, po ashtu do të rinovohet burgu dhe po shpresojmë që prilli 2027 do të jetë muaji kur do të pranohen të burgosurit e parë në Gjilan, në rast se veçse shkon sipas parashikimeve dhe planeve që i kemi hartuar bashkërisht…”, ka thënë Dibrani.

Gjithashtu, Dibrani tregoi se rreth 300 të burgosur do të vijnë në Kosovë nga Danimarka dhe meqë ky shtet ka një ndër sistemet më të mira korrektuese në botë, pret që praktikat e tyre të mira të zbatohen edhe në Kosovë.

“300 të burgosur pritet të vijnë në Kosovë, por siç e dini shteti danez, siç e dini, njihet që ka një prej sistemeve më të avancuara të burgjeve. Po shpresoj nga kjo marrëveshje edhe veçse kanë filluar trajnimet e para, praktikat më të mira të sistemit danez t’i implementojmë në burgjet tona”, theksoi Dibrani.

Tutje, Dibrani njoftoi se Kosova mbetet shteti i vetëm i anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Burgjeve përkundër se s’është shtet anëtar në Këshillin e Evropës.

“Jemi shteti i vetëm i anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Burgjeve, pa qenë Kosova anëtare e Këshillit të Evropës edhe pse kriteri kryesor është që një shtet për të qenë anëtar i Rrjetit Evropian i Burgjeve është që të jetë vendi anëtar i Këshillit të Evropës. Tash jemi në nivel të barabartë me të gjitha shtetet”, përfundoi Dibrani në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kosova News 09/05/2026 09/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?