Sot po fillon java e kodimit në Kosovë në mbi 250 shkolla vullnetare.
Me këtë rast, kryeministri i vendit Albin Kurti, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.
Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër”, ka shkruar kreu i Qeverisë ndërsa ka publikuar edhe një video adresim.