KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova pëson humbje nga Irlanda e Veriut në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën A
Sport

Kosova pëson humbje nga Irlanda e Veriut në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën A

KosovaNewss
KosovaNewss 19:22 -10/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës së B për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.

Në përballje me Irlandën e Veriut në Belfast, e cila ishte përcaktuese për pozitën e parë në grup, Dardanet U19 pësuan humbje me rezultat 3:1. Kësisoj, ato e humbën mundësinë e promovimit në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues për Evropian, ndonëse në këtë ndeshje i mjaftonte edhe barazimi, ngase në dy ndeshjet e para kishin shënuar fitore kundër Qipros dhe Letonisë.

Në fakt të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit ishin në rrugë të mirë për ta siguruar pozitën e parë, ngase deri në minutën e 83-të ishin në epërsi, me golin e shënuar nga Gresa Berisha, në minutën e 28-të, e cila u gjend më së miri në zonë pas harkimit nga këndorja dhe me gjuajtje të saktë mposhti portieren kundërshtare. Megjithatë, vendaset arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 57-të përmes Aimee Neal, e cila barazoi shifrat në minutën e 57-të me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndi.

Ndërkohë, për fitoren Irlandës së Veriut u përkujdes zëvendësuesja Keri Halliday, që shënoi dy gola. Fillimisht realizoi në minutën e 83-të, duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtjes sonë, derisa në minutën e dytë të lojës shtesë shënoi me gjuajtje të fortë nga distanca. Kësisoj, Kosova e mbylli këtë fazë në pozitën e dytë, me 6 pikë, aq sa kishte edhe Irlanda e Veriut, por që siguroi pozitën e parë falë fitores në takimin e ndërsjellë.

- Reklamë -

Deklarata pas ndeshjes

Albina Rrahmani: Një kompeticion i mirë, në të cilin kemi mësuar shumë si ekip. Pas të gjitha peripecive që kaluam për të arritur deri në Belfast, jemi të kënaqur me bilancin e arritur, edhe pse dëshira jonë ishte që të promovohemi në Ligën A. Sidoqoftë, mund të them se vajzat e kanë bërë maksimumin kundër një ekipi shumë të fortë dhe të përgatitur fizikisht. Realisht në bazë të peripecive që patëm për këtë fazë të kualifikimeve nuk kemi pritur të kishim paraqitje kaq të mira. Në fakt, si pasojë e mos pajisjes me viza kishim shumë mungesa të rëndësishme, derisa në ndeshjen e fundit ishim të hendikepuara edhe me mungesën e kapitenes, e cila ishte e pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë në dy ndeshjet e para. Gjithsesi, na mbetet të punojmë shumë në të ardhmen për ta rritur tutje nivelin. Lojtaret duhet të punojnë më shumë në klubet e tyre, por edhe individualisht. Tani na mbetet ta përgatisim gjeneratën e re për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Gjithashtu lexoni:

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia

Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Muriqi drejt rikthimit të madh te Fenerbahçe, menaxheri udhëton në Mallorca për ta mbyllur marrëveshjen

Hajdari: Jam përballur me kërcënime pasi e zgjodha Kosovën

KosovaNewss 10/04/2023 10/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?