KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kosova pa votim të hershëm për policët, mjekët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave
Politikë

​Kosova pa votim të hershëm për policët, mjekët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave

Kosova News
Kosova News 17:42 -11/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me mijëra policë, mjekë, ushtarë, gazetarë e profesionistë të tjerë që do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve më 12 tetor, mund të përballen me vështirësi në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar.

Ushtrimi i të drejtës së votës mund të bëhet edhe më i vështirë sidomos në zgjedhjet lokale, pasi shumë prej tyre do të jenë në krye të detyrës jo në komunën e tyre ku janë të regjistruar për të votuar.

Madje, në zgjedhjet lokale as votimi me kusht nuk është ndonjë lehtësi e madhe, pasi ky lloj votimi mundësohet vetëm brenda të njëjtës komunë ku është i regjistruar votuesi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar për KosovaPress, se votimi i hershëm për këto kategori nuk është i paraparë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk parashihet mundësia e organizimit të ndonjë votimi të hershëm për qytetarët me të drejtë vote, të cilët për shkak të punës së tyre specifike janë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve, siç janë: mjekët, policët, ushtarët, zjarrfikësit, përfaqësuesit e mediave, e profesione të ngjashme”, tha Elezi.

As votimi me kusht s’duket se është një mundësi që do t’i përgjigjej të gjitha kërkesave, sidomos në zgjedhje lokale, sepse ky lloj votimi është i mundur vetëm për votuesit brenda komunës ku janë të regjistruar.

“Për dallim nga zgjedhjet për Kuvend, ku e gjithë Republika e Kosovës është një zonë e vetme zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë përbën një zonë të veçantë zgjedhore. Në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë. Pra, një votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i regjistruar dhe jo në ndonjë komunë tjetër. Për këtë arsye, edhe votimi me kusht nuk është i mundur nga një komunë në tjetrën”, sqaroi Elezi.

Para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët duhet të regjistrohen paraprakisht.

Më tej, ai tregoi se KQZ organizon votimin përmes ekipeve mobile të personave me nevoja të veçanta, të cilët, në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre.

KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve ekipet mobile mundësojnë votimin e qytetarëve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion (votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit) dhe votuesve me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Po ashtu, edhe votuesve në rrethana të veçanta, që për shkaqe sigurie ose që janë nën arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar, u mundësohet votimi përmes ekipeve mobile.’/KP

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 11/10/2025 11/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?