KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova nuk ia del të sigurojë Botërorin, mposhtet në finale nga Turqia
Sport

Kosova nuk ia del të sigurojë Botërorin, mposhtet në finale nga Turqia

KosovaNewss
KosovaNewss 22:54 -31/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova është mposhtur nga Turqia në finalen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. Kerim Akturkoglut me një goditje të lehtë i dha fund ëndrrës së miliona shqiptarëve për paraqitje në Kampionatin Botëror që pas pak javësh fillon në SHBA, Meksikë e Kanada.

Akturkoglu shënoi gol në minutën ef 53-të për fitoren 1:0 të Turqisë ndaj Kosovës, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Ishte finale e plejofit evropian për kualifikim në Kupën e Botës.

Kështu, Kosova u ndal në pengesën e fundit në rrugën e gjatë për në Botëror. Është një eliminim i dhimbshëm por edhe i denjë e me nder. “Dardanët” kanë luftuar deri në fund në një ndeshje thuajse të barabartë. Dhe mund të jenë krenarë për paraqitjen e po ashtu për rrugëtimin historik. Rrugëtim që jep shumë shpresë se kualifikimet e ardhshme, për Evropian, do të jenë të Kosovës.

Kosova kishte rastet. Kishte edhe periudhat kur dominoi plotësisht në fushë. Rastet i kishte edhe Turqia.

- Reklamë -

Dhe në fund dallimin e bëri një vendosje jo e duhur e lojtarëve të Kosovës, përkatësisht një aksion i shpejtë i realizuar nga turqit.

Pas disa pasimeve të shpejta, topi erdhi në krahun e majtë te Kenan Yildiz. Ai e ktheu tek Orkun Kokçu, që goditi por jo fuqishëm. Megjithatë pranë portës ishte Akturkoglu që realizoi golin e dëshpërimit të madh për miliona shqiptarë.

Turqia kthehet në Botëror pas 24 vjetësh, ndërsa Kosova duhet të presë një rast tjetër.

Dëshpërtimi do të jetë i përkohshëm e shpresa për sukses do të kthehet shpejt dhe do të jetë e madhe.

Kampanja kualifikuese për Botërorin që “iku nga dora” është garanci për këtë. Fitoret ndaj Suedisë, barazimi e fitorja ndaj Sllovenisë, barazimi me Zvicrën, fitorja madhështore ndaj Sllovakisë në Bratislavë dhe përfundimisht edhe paraqitja e denjë ndaj yjeve të Turqisë.

Kosova nuk shënoi, por golit iu afrua. Fisnik Asllani qëlloi shtyllën e gjatë gjithë ndeshjes kishte tentime, nga Asllani, Vedat Muriqi, Florent Muslija e të tjerët.

Raste të pastërta nuk kishte shumë, por kishte iniciativë, dominim dhe tentime të vazhdueshme.

Në fund festa ishte për turqit, por duartrokitjet ishin edhe për “Dardanët”. Ata mund të jenë larguar nga “Fadil Vokrri” me kokën larë dhe krenarë për luftën maksimale në fushë.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Costa, Kosovës: Partneriteti ynë vjen me përgjegjësi

Pas takimit me Haxhiun, Costa i shkon Kurtit në Kryeministri

KosovaNewss 31/03/2026 31/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?