Spiunes ruse Daria Aslamovas, gjatë të së shtunës iu ndalua hyrja në Kosovë nga autoritetet e vendit.
Por, Kosova nuk.është vendi i vetëm që e morri një vendim në lidhje me të ngase Daria Aslamovas i ishe ndaluar hyrja edhe në Moldavi më 2017.
Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.
Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, ka raportuar atëbotë se shërbimet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen “pasi ajo nuk ka mundur të arsyetojë arsyen e vizitës”.
Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, pati thënë se gazetarja ishte nisur për ta intervistuar atë dhe pati kritikuar autoritetet e sigurisë për një vendim të tillë.
Dodon është njohur po ashtu për qëndrimet e tij pro-Rusisë.
Lexo edhe: