KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme
Sport

Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 17:58 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është gëzuar lajmit për Kosovën që do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030.

Kurti e quajti këtë arritje të jashtëzakonshme.

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë, vendosi që Kosova t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030.

Kandidatura e Kosovës, përkatësisht Prishtinës, u prezantua nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë. Kandidatura e Kosovës mori përkrahje edhe nga Shqipëria, ku do të mbahen disa prej ngjarjeve.

Vlerësime pozitive për kandidaturën e Kosovës dha edhe një komision i ICMG-së që kishte qëndruar në Kosovë javë më parë. Paraprakisht, Asambleja ndryshoi rregulloren që ua ndalonte shteteve pa dalje në det të organizonin lojërat mesdhetare.

Në Lojëra Mesdhetare marrin pjesë sportistë nga 26 shtete. Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

“Prishtina 2030” do të jetë edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare. Në këtë ngjarje marrin pjesë shumë shtete që nuk e njohin Kosovën.

Ka pasur përpjekje nga përfaqësuesit e Serbisë që ta bllokojnë kandidaturën e Kosovës, por pa sukses. Në vitin 2026, Lojërat Mesdhetare do të mbahen në Taranto të Italisë.

Lojërat e kaluara Mesdhetare u mbajtën në Oran të Algjerisë, vitin e kaluar.

Në Oran ishin 3298 sportistë. Mbi 3000 sportistë priten edhe në Prishtinë pas shtatë vjetësh.

Historike , Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Gjithashtu lexoni:

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë

“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit

Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll

Arsenali rifillon negociatat për transferimin e sulmuesit të dalluar të Serie A

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?