KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë
Politikë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova News
Kosova News 18:06 -11/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Vdekja e kongresistit Eliot Engel ka prekur Kosovën dhe popullin e saj. Pas lajmit për vdekjen e tij, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje, derisa është kujtuar kontributi i madh i Engel në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë ngushëlluar familjen dhe miqtë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, duke shprehur mirënjohjen e tyre dhe të popullit shqiptar.

Në reagimet e tyre, ata kanë vlerësuar rolin e madh që Engel kishte luajtur në raport me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ata kanë bërë me dije se ai ishte një mik i madh i Kosovës dhe një zë i fuqishëm i shqiptarëve në ShBA.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e ka vlerësuar lartë rolin e Engel në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë.

“Kosova sot humbi mikun e dëshmuar, kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili ishte përkrahës i palëkundur i lirisë dhe shtetësisë sonë. Për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e historisë sonë”, ka shkruar Haxhiu.

Kontributin e Engel e kanë përkujtuar edhe liderët e opozitës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se Engel i qëndroi pranë Kosovë në kohen kur shkruhej historia.

“Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia. Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij! Prehu në paqe, mik i madh!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime.

Sipas tij, angazhimi i Engel për Kosovën ishte i pandalshëm.

“Në vitet më vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më të vendosur në mbrojtje të së drejtës sonë për liri. Nuk u tërhoq në asnjë moment kritik; përkundrazi, qëndroi fort, me bindje të palëkundur, në anën e drejtë të historisë. Angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën e vendos atë ndër miqtë më të mëdhenj që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se shqiptarët gjatë gjithë jetës do t`i jenë mirënjohës kongresistit Engel.

“Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor, u përkushtua ndaj çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve. Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 11/04/2026 11/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?